Nora e kaloi pengesën e parë në Rio, fiton me ippon

Xhudo

Nora e kaloi pengesën e parë në Rio, fiton me ippon

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2016 Në ora: 15:35
Nora Gjakova

Xhudistja Nora Gjakova e filloi me fitoren në kategorinë deri në 57 kg në Lojërat Olimpike-‘Rio 2016’. Ajo bëri paraqitje shumë të mirë në përballje me kolumbianen Yadinys Amaris. Nora kualifikohet në të tetën e finales, e cila synon të shkoi drejt zonës së medaljes, dhe t’i sjellë edhe të medaljen e dytë, pasi që të dielën në mbrëmje këtë sukses të madh e arriti Majlinda Kelmendi në kategorinë deri në 52 kg. Nora ngadhënjeu me ippon për 3 minuta e 13 sekonda, dhe tani për kundërshtare ka Corina Caprioriu nga Rumania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat