Kelmendi, e bronztë në Zagreb, ia bën mat ruses

Xhudo

Kelmendi, e bronztë në Zagreb, ia bën mat ruses

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 17:22
Fjolla Kelmendi

Garuesja e talentuar,  Fjolla Kelmendi (48 kg), u ballafaqua me rusen Anastasia Pavlenko. Kelmendi fitoi medaljen e bronztë në turneun Grand Slam që u mbajt në Zagreb. Trimëresha e kombëtares së Kosovës bëri paraqitje fantastike ndaj ruses dhe bëri sensacion me këtë triumf. Ajo menaxhoi luftën për mrekulli, duke udhëhequr qysh në minutën e dytë.  Pak sekonda pa përfunduar lufta, Fjolla e ka dërrmuar kundërshtaren, saqë në një moment  e ka emocionuar shumë edhe kampionin olimpike, Majlinda Kelmendin, e cila është e pranishme në këtë ngjarje të madhe. Në rrethin e parë, Fjolla demoloi rusen Sabina Giliazova, duke e mposhtur për 3 minuta e 56 sekonda, pastaj humbi për 3 minuta e 4 sekonda nga polakja Ewa Konieczny. Xhudistja jonë në repezash në luftë për medaljen e bronztë  e mundi kroaten Sara Matijasheviç për 2 minuta e 16 sekonda dhe së fundi rusen Anastasia Pavlenko. Një luftë e fortë dhe zgjati 3 minuta e 59 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat