53-vjeçari nga Kosova habit botën, por ka edhe diçka për drejtorin e policisë!

Xhudo

53-vjeçari nga Kosova habit botën, por ka edhe diçka për drejtorin e policisë!

Nga: K.Goca Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 13:36
Anton Cena i pari me medalistët tjerë

Anton Cena si gjithnjë njihet me befasitë e tija që sjellë nga sporti i xhudos. Ai edhe pse ka 53 vjet fare nuk nuk dorëzohet por është gjithnjë e më energjikë dhe fiton medalje në garat e ndryshme. Ai në moshën 53-vjeçare po befason botën sportive të xhudos sidomos te veteranët. “Në Fort Lauderdale të Floridës- SHBA-ve, është mbajtur Kampionati Botëror për veteranë në xhudo! Kam arritur deri në finale dhe si përfundim i garës, u dekorova me medaljen e argjendtë!

Fillimisht, dua të falënderoj familjen time që më ka përkrahur në mënyrë të pa rezervë, po ashtu kolegët në punë që më kanë qëndruar afër në kohën kur më së shumti pata nevojë për ta, meqë pas lëndimit që kam pësuar, përveç stërvitjeve më duhej forcë morale për t'u përgatitur që të jem pjesëmarrës në këtë Kampionat !

Stafit të AKSP-së , Policisë së Kosovës dhe në veçanti Drejtorit të përgjithshëm, z. Shpend Maxhuni me stafin e tij drejtues falënderime të pafundme për gjithçka që kanë bërë për të më përkrahur! Ishte një garë dinamike, e zhvilluar në kuadër të emocionit për përfaqësim dinjitoz të vendit tim, përvojës dhe profesionalizmit që do përkushtim të palodhshëm...Dhashë gjithçka që pata nga vetja dhe u radhita të jem I Dyti , për t'i lënë radhën e fitores kundërshtarit tim që e kam mundur vitin qe shkoj Amsterdam. Mjaftoi një rrëshqitje për disa sekonda dhe unë dola të jem I dyti ! Sidoqoftë , i kënaqur që Kosovës sime dhe popullit tim , do të ia sjell edhe një çmim! Gara e radhës, Athina-Greqi 2017”, shkruan Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat