Liria për të dytin vit fiton kupën e Maqedonisë

Xhudo

Liria për të dytin vit fiton kupën e Maqedonisë

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 17:13
Pamje nga një garë

Klubi i mundjes Liria ka mbrojtur trofeun e garës më masovike të mundjes vendore atë të Kupës së Maqedonisë. Ky trofe iu ndahet skuadrave më të mira në fund të vitit për sukseset e arritura në garat e të gjitha grupmoshave në mundje në stil të lirë. Ky është viti i dytë me radhë që Liria, fiton këtë trofe, ndërsa sivjet atë e fitoi 248 pikë, duke lënë në vend të dytë Tefejuzin me 128 dhe Buçimin në të tretin me 105 pikë. Ceremonia e dhënies së trofeut u mbajt sot në palestrën "Shaban Trstena" në Shkup, ku dhe njëkohësisht u zhvillua gara përmbyllëse për këtë vit në kampionatin shtetëror në mundje për junior. Ndërkohë fitues i kampionatit shtetëror për juniorë u shpall klubi i mundjes Tefejuz, ndërsa Liria u ndal në vendin e dytë dhe Buçimi në të tretin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat