Kur garda ruse rrinte gatitu para himnit tonë dhe Majlindës

Xhudo

Kur garda ruse rrinte gatitu para himnit tonë dhe Majlindës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 13:27
Ilustrim

Pa dyshim se viti 2016  ka qenë vit i artë për sportin e Kosovës. Majlinda Kelmendi përveç që kishte fituar medaljen e artë olimpike në xhudo në kategorinë 52 kg, me 21 prill të këtij viti në Kazan të Rusisë ajo u bë kampione e Evropës dhe bëri që garda ruse ta nderoi himnin dhe flamurin e Kosovës. Ky ishte sensacioni më i madh, sepse një shtet që nuk e njeh shtetin e Kosovës nderoi himnin dhe flamurin tonë. “Viti 2016 ka shënuar momente të çmueshme për Sportin... Kazan – Rusi, fituam dy medalje në Evropian ishte paralajmërim për medaljen e artë Olimpike. E bukur ishte pamja atë ditë në Rusi”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat