Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (52 kg) dhe fituesja e medaljes së bronztë në Lojërat Evropiane – ‘Baku 2015’ Nora Gjakova, do të marrin pjesë në një garë të rëndësishme të xhudos, që do të zhvillohet në Çeçeni, këtë e ka konfirmuar Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.
“Majlinda e Nora do të marrin pjesë në Golden League me klubin e xhudos Galatasaray nga Stambolli. Gara mbahet në qytetin e Groznit në Çeçeni”, ka thënë Kuka.