Japonezja me plis të bardhë!

Xhudo

Japonezja me plis të bardhë!

Nga: K.Goca Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 12:33
Japonezja me Anton Cenën

Plisi i bardhë është i çmueshëm dhe respektohet edhe nga shtetet e tjera. Në fotografi shihet vajza japoneze me plis të bardhë. Këtë foto e ka dërguar për gazetën kombëtare ‘Bota sot’ Anton Cena, xhudist veteran, trajner i klubit ‘Polici’ nga Prishtina dhe shef i Njësisë së Taktikave Mbrojtëse dhe Aftësimit Fizik të policisë së Kosovës.  Ai për disa ditë ka qëndruar në Tokio, ka pasur vizita të shumta në klubet e xhudos  dhe në fakt edhe stërvitje si dhe takimet edhe me zyrtar policor. 53-vjeçari nga Kosova është i habitur me disiplinën dhe rregullin që ka në Japoni.

Image

 “Pas vizitës si promovim i Policisë së Kosovës dhe Shtetit të Kosovës disa prej tyre i pajisa me fanella dhe  këmisha të Policisë së Kosovës dhe flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë. Në fund të kësaj vizite do të doja të i falënderoja këta Instruktor që më shoqëruan gjatë kësaj vizite. z. Fukuda, Fuluda, Inaba dhe mikja ime Akane Kioto.”, tha Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat