Trajneri i Majlindës: Vetëm një ishte kundër...

Xhudo

Trajneri i Majlindës: Vetëm një ishte kundër...

Nga: K.G. Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 15:39
Pamje nga diskutimi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, apo trajneri më i suksesshëm shqiptar, tregon se vetëm një votë ka qenë kundër për parcelën nacionale. “Ajo që ndodhi dje në Asamble Komunale ku u votua me vetëm një votë kundër e me 30 për Parcelën për Qendër Nacionale sot konkretisht u diskutua për shumë detaje me ministrin Shala, kryetarin Muhaxheri, kryetarin e Federatës Agron Kuka si dhe në parim u qitën kornizat e asaj që do jetë Shtëpia e sportit të xhudos në Pejë! Edhe xhudo si sport do jetë sporti që e meriton edhe në shtetin tonë po ashtu edhe në Komunë Sport me Interes nacional! Diskutimi më i rëndësishëm u zhvillua që gjatë viteve 2017/18 Qendra Nacionale e Xhudos të përfundohet!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat