Kuka: Të gjithë u habiten me ne, një vend i vogël e i varfër, por...

Xhudo

Kuka: Të gjithë u habiten me ne, një vend i vogël e i varfër, por...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2017 Në ora: 12:54
Agron Kuka

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se çfarë i kishte thënë kryetari i Federatës së Xhudos së Malit të Zi. Cili ka qene mesazhi më atraktiv nga kryetarët e huaj që keni marr për triumfin e Majlindës dhe a ka ndodh ndonjë nga shtetet armike që të çuditet me Kosovën, për sukseset e mëdha? “Të them të drejtën kemi pasur urime dhe mesazhe nga shumë personalitete nga bota e sportit e sidomos nga bota e xhudos! Habia mbretëron të të gjithë se si nga një vend i vogël dhe i varfër të arrihen gjithë këto rezultate, por tani e kanë kuptuar se jemi të veçantë nëse përkushtohemi për diçka e kjo është vërtetuar edhe në lami tjera e jo vetëm në sport! Përshtypje me ka bërë deklarata e kryetarit të Federatës së Malit të Zi se aftësia e trajnerit matet kur vijë nga një vend si i juaj ku gjithçka lë për të dëshiruar dhe arrin suksesin kulminant, është lehtë ta bësh një kampion kur ke gjithçka qe të nevojitet e po ashtu me mijëra xhudistë”, tregon Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat