Majlinda Kelmendi: Viti 2016, viti më i mirë i jetës sime, nuk do të ndalem

Xhudo

Majlinda Kelmendi: Viti 2016, viti më i mirë i jetës sime, nuk do të ndalem

Më: 1 janar 2017 Në ora: 13:48
Xhudistja Majlinda Kelmendi

Viti 2016 do të mbahet gjatë në mendjen e krenarisë së sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendit.

Xhudistja pejanë në vitin që iku, ka arritur majat e botës, duke fituar medaljen e artë në Olimpiadën e ‘Rio 2016’, dhe duke triumfuar në shumë turne të mëdha ndërkombëtare.  

Majlinda është sportistja e parë që i sjell medalje të artë vendit tonë, në pjesëmarrjen e parë në një Olimpiadë, sukses ky që shumë shtete të huaja e ëndërroj më dekada.

Majlinda në një intervistë për KP është shprehur tejet e lumtur më sukseset e arritura në vitin 2016, sidomos këto suksese vijnë pas lëndimeve që kishte xhudistja në vitin 2015. Ajo thotë se viti 2016 është viti më i mirë në jetën e saj.

Kelmendi: Viti 2016, më i miri në jetën time

“Viti 2016, ka qenë viti më i mirë në jetën time dhe viti më i suksesshëm dhe më i miri duke e marrë parasysh se vitin 2015 kam qenë e lënduar dhe ka qenë shumë vështirë të kthehen në formën në të cilën kam qenë. Ka pasur shumë batica dhe zbatica, por shyqyr prej zotit jam kthyer në formën më të mirë së qe e kam pritur, pavarësisht asaj që kam qenë e lënduar, jam kam dal të bëhem Kampione e Evropës, Kampione Olimpike. Viti 2016 në gjithë jetën time kam qenë si viti më i mirë pavarësisht asaj që çfarë mund të ndodh në vitin 2017”, ka thënë Kemendi.

Ajo e pranon se nuk ka qenë lehtë që nga lëndimet që kishte vuajtur në vitin 2015, të arrihet deri tek majat e botës. Majlinda thotë se në “Rio 2016” kishte shkuar më qëllimin për ta fituar medaljen e artë. Ajo ndihet tejet e lumtur që i gjithë mundi dhe puna që ka bërë nuk i ka shkuar huq.

Kelmendi: Në “Rio 2016” kam shkuar për medalje, mundi nuk shkoi huq

“Gjatë vitit 2015, kam pas problem më vetëbesimin duke marr parasysh se nuk kam mundur të ushtrojë shumë, mirëpo, një ditë ndodh mrekullia dhe thjeshte jam zgjuar dhe kam thënë së këto lëndime, këto dhimbje nuk kanë më mundur të më ndalin dhe do ta arrijë cakun tim, synimin tim, kështu që kam punuar shumë, ka qenë shumë vështirë duke shkuar nëpër terapi dhe realisht ka qenë shumë vështirë, por në Rio kam shkuar më synimin më marr medaljen e artë dhe shyqyr prej zotit ka shkuar ashtu siç e kemi planifikuar dhe nuk më ka shkuar mundi huq”, tha Kelmendi.

Ajo nuk mendon se ka ndonjë sekret të veçantë tek sukseset e saj. Majlinda thotë se gjithë këto suksese janë arritur falë punë së madh, punës profesionale, përkushtim të madh për sportin e xhudos.

Image

Kelmendi: Puna dhe përkushtimi i madh, sekreti i sukseseve

“Nuk mendoj se ka ndonjë sekret, thjesht punojë shumë, jam shumë e përkushtuar, sporti është krejt jeta ime, nuk bëjë asgjë tjetër, punojë në mënyrë profesionale, thjesht bëjë xhudo, kështu që vijë në stërvitje, pushojë, pres stërvitjen tjetër dhe mendoj se kjo është ajo. Deri sa je e përkushtuar dhe ke vullnet, ke cak, ke synim, sigurisht suksesi se ka më ardhur”, theksoi ajo.

Xhudistja pejanë ka folur edhe për vitin 2017. Majlinda premton suksese edhe në vitin që kemi hyrë. Por Kampionati Evropian dhe Botëror janë objektivat e Majlindës në vitin 2017.

Kelmendi: Evropiani e Botërori, objektivat e vitit 2017

“Në 2017 shpresoj shumë së nuk do të kem probleme më lëndimet që i kam pasur, pra në shpinë, dhe caku kryesor do të jetë Kampionati i Evropës në muajin prill dhe Kampionati i Botës që është në Budapest në muajin gusht. Shpresoj shumë së do ta rikthej titullin e botës të cilin nuk kam mundur ta mbrojë në vitin 2015 për shkak të lëndimit. Thjesht pavarësisht asaj që i kam gjitha medaljet e mundshme, gjithë titujt e mundshëm, ende jam e jepur për suksese dhe kam edhe shumë më shumë të arrijë, por kampionati i Evropës dhe Botës janë caku kryesor i imi”, tha ajo.

Majlinda flet edhe për jetën e saj private. Ajo thotë se është një vajza e thjesht dhe se nuk ka diçka të veçantë tek ajo. Majlinda thotë se në Pejë njerëzit janë mësuar ta shohin, por ajo thekson se në qytete tjera të Kosovës është vështirë për të ecur rrugëve, sepse njerëzit e qyteteve tjera janë mësuar ta shohin vetëm në TV.

Kelmendi: Jam e thjesht, njerëzit janë mësuar të më shohin në TV

“Jam thjesht një vajze e cila i ka kryer studimet, kam kryer Fakultetin Ekonomik, drejtimi Kontabilitet, dhe nuk bëjë asgjë tjetër vetëm ushtrojë. Nuk është se kam ndonjë jetë ku me ditë se çfarë, udhëtojë shpesh, jam më shumë jashtë vendit së këtu, mirëpo, nuk kam diçka të veçantë. Në Pejë njerëzit janë mësuar të më shohin, por prapë së prapë fëmijët vijnë, mirëpo, kur shkoi në qytete tjera të Kosovës është vështirë realisht më ecë nëpër rrugë, sepse shumë prej tyre edhe pse Kosova është e vogël, ndoshta 80 përqind prej tyre më kanë parë vetëm në TV, kështu që janë shumë të befasuar, të entuziazmuar, mirëpo, mua më bën të ndihem mirë kur njerëzit vijnë më marr autograme, thjesht e konsiderojë si respekt dhe mundohem t’ia kthej më të mirë”, ka përfunduar fituesja e medaljes se artë në “Rio 2016”.

Ajo është e bindur se viti edhe 2017 do të jetë i suksesshëm veçmas në garat ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat