Një copëz e zemrës së Dardanisë në mes të Japonisë

Xhudo

Një copëz e zemrës së Dardanisë në mes të Japonisë

Nga: Afrim Caka Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 11:00
Anton Cena me një japoneze

Thjesht vëzhgo, lëviz dhe lobo për Dardaninë: gjëja më madhështore dhe më e bukur në botë është dashuria ndaj atdheut. E në këto çaste nostalgjije, pyes vetën e them: Përse të mos mburren shqiptarët me Pejën me qytetin e Anton Cenës?! Por Peja shquhet edhe si djepi që ka nxjerrë nga gjiri i saj, burra të luftës, artistë të arteve dhe sportistë të përmasave të mëdha e që i përkasin vlerave të kulturës sonë kombëtare. Rruga e juaj prej një sportisti të Dardani se ka një histori të shkëlqyer. I krijuar që në zjarrin e luftës, me emërtimin sporti Dardanë, duke e marrë një fizionomi të re, më të plotë. Ky sport po rritet e rritej me shpejtësi e po shndërrohej në një nga vatrat me prestigjioze të artit marcial, për të vazhduar me po atë sukses. Shpirti, zemra e këtij mjeshtri, këtij sportisti, në paqe dhe më pas, u bërë dirigjenti por edhe udhëheqësi i arteve marciale, njeriu karizmatik, i cili ideoi, loboi, e inspiroi këtë sport luftarësh ishte Anton Cena.

Përderisa problemet politike e sociale e kanë zhytur këtë shtet në kaos e lloç. Ndërsa të gjitha këto janë zgjidhur brenda jush ju Anton miku s’do të bënë gjë tjetër, veçse do të krijoni edhe më shumë rini të shëndosh e të pa korruptuar. Nyjen e tij gardiane e gjemë tek një varg virtytesh të larta sportive e morale si: urtësia, ndershmëria, krenaria, thjeshtësia popullore, vështrimi me besim gjithmonë në lobim të shtetit tonë, e mbi të gjitha te puna pasionante ndaj arteve marciale. T'i ndryshosh të gjitha këto është një punë shumë e vështirë. Do të duhej që e para së gjithash dashuria ndaj Dardanisë të ndryshohej edukimi ynë ndaj atdheut, që është për të qarë hallin e kombit. Ti u heq çdo iniciativë e çdo energji bile edhe atyre që e kanë të trashëguar antikombëtarizmin. Ti shtonë çdo shkëndijë të veprimtarisë intelektuale e sportiste duke i dhënë rinisë si të vetmin ideal kombëtar duke kërkuar asgjë përveç sforcimit të kujtesës e cila të çon atje që zhvillimi mendor ndaj atdheut dhe sportit vlerësohet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat