Tërstena: Me rektorin biseduam mbi gjendjen e sportit!

Xhudo

Tërstena: Me rektorin biseduam mbi gjendjen e sportit!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 12:22
Tërstena në foto me Azis Pollozhanin, Rizvan Sulejmani, Kenan Asani e Safet Ademi

Shaban Tërstena, kampioni olimpik në mundje në kategorinë 52 kg në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fitues i medaljes së argjendtë olimpike në Seul në vitin 1988, ka pasur një takim domethënës me rektorin e Universitetit ‘Nëna Tereza’ në Shkup, dr. Azis Pollozhani. “Kisha një takim të veçantë me rektorin me kredibil, të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, prof. dr Azis Pollozhani. Me Rektorin biseduam gjerë e gjatë për arsimin, me theks të veçantë biseduam mbi gjendjen e sportit, kushtet të cilat i disponojnë në qytetin e Shkupit, rajon dhe me gjerë. Në fund si një sportist i shekullit pata rastin në mënyrën simbolike t’ia dhuroj librin tim monografia mbi jetën time sportive: ‘Rruga e Kampionit Olimpik’. Me këtë rast Rektori e pranoj me kënaqësi të madhe librin tim duke thënë se shumë shpejt do të promovohet libri i kampionit olimpik edhe në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Në këtë takim ishte prezent edhe prof. Dr. Rizvan Sulejmani, dr. Kenan Asani dhe gazetari sportiv Safet Ademi”, shkruan Tërstena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat