Presidenti i Kosoëvs, Hashim Thaçi, pas fitores së medaljes së artë të Majlinda Kelmendit në Kampionatin Evropian, ka shkruar në Facebook se Majlinda Kelmendi dhe xhudistet tona po vazhdojnë t'i sjellin Kosovës lajme të mira.
"Majlinda Kelmendi dhe xhudistet tona po vazhdojnë t'i sjellin Kosovës lajme të mira, gëzime të mëdha dhe momente krenarie. Me medaljen e sotme të artë, ajo shënoi hat-trick në Kampionatin Evropian të Xhudos. HTH", ka shkruar ai.