Në Tekirdag të Turqisë, xhudistët e kombëtares së Kosovës shkëlqyen. Shpat Zeka është kampion i ri i Ballkanit në kategorinë U-18, një sukses i jashtëzakonshëm.
“Shpat Zeka (90 kg) ka bërë përformancë të shkëlqyeshme, dominoi në katër luftëra kundër bullgarit, serbit, turkut e në finale e mundi rumunin Serban! Ndërkaq, Laura Fazliu (63 kg) është e bronztë. Ballkanik i suksesshëm, katër medalje, një e artë e tri të bronzta”, tha përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka për gazetën “Bota sot”.