Shabani para 32 vjetësh kishte fjetur në këtë hotel në një shtet aziatik

Xhudo

Shabani para 32 vjetësh kishte fjetur në këtë hotel në një shtet aziatik

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2017 Në ora: 16:21
Hoteli i vitit 1985

Kampioni olimpik në vitin 1984, ish-mundësi më i mirë shqiptar Shaban Tërstena, ka kujtuar një periudhë shumë interesante se ku kishte fjetur para 32 vjetësh, pra në një shtet aziatik.

“Në Tokio të Japonisë, në vitin 1985- së bashku me mundësin tjetër Refik Memisheviç nga Subotica kemi marrë pjesë në Kupën Botërore. Atje kemi fjetur vetëm një natë në këtë hotel siç e shihni në foto, dhe sa për kërshërinë tuaj këto “dhoma” hoteli ishin të parapara vetëm për një person, brenda së cilës i ke të gjitha kushtet; TV, radio . Ishte një eksperiencë interesante dhe me siguri ky lloj hoteli edhe sot e kësaj dite paraqet atraksion më të preferuar në botë”, shkruan Tërstena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat