Cena më i miri në botë: Vitet i kam kthyer nga markat gjermane në euro

Xhudo

Cena më i miri në botë: Vitet i kam kthyer nga markat gjermane në euro

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 14:01
Anton Cena me flamur të Kosovës

Befasia e radhës, xhudisti veteran Anton Cena për herë të tretë kampion bote për Polici, Zjarrfikës, Dogana dhe Korrektues. Një herë për veteran, dy herë për të rinj në xhudo. “Meqë, vitet i kam kthyer nga markat gjermane në Euro! Para dy vitesh në Virgjinia me brinjë të lënduar dhe tani në Los Angjelos me ligament të këputur. Edhe pse i lënduar prapë se prapë i pamposhtur! Faleminderit Policisë së Kosovës, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike ku jam përgatitur, mbikëqyrësve të mi N.Kol Driton Zabërgjes, N.Kol Arben Paçarizit dhe të gjithë stafit tim në njësi ku po punoj. Faleminderit të gjithë atyre që besuan në mua që do të ja dal 100%!  

Gazetareve një falënderim të përzemërt! Familja si shtylla kryesore në mbështetje e posaçërisht Dardanit që ka punuar me mua! Ndërsa Naim Malazezi në konkurrencën më të fortë deri me tani në disiplinën 100 u radhit i 6-ti ku mbeti pa medalje. I njëjti ka garuar edhe në disiplinën 400 metra në të cilën është futur ne finale e cila do te mbahet të shtunën.  Atleti tjetër Xhavit Tahiri u kualifikua për finale në disiplinën 400 metra e cila do të mbahet të shtunën.  Nesër do të vrapon kampionia jonë Majlinda Canolli në 5000 metra, kurse Naim Malazezi në gjysmëfinale në 200 metra!”, ka thënë Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat