Aziz Salihu lëshon një bombë për Majlinda Kelmendin, ja pse humbi! - Bota Sot
Aziz Salihu lëshon një bombë për Majlinda Kelmendin, ja pse humbi!

Xhudo

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Aziz Salihu lëshon një bombë për Majlinda Kelmendin, ja pse humbi!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2017 Në ora: 18:08
Aziz Salihu

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish boksieri Aziz Salihu, ‘çmend’ me një deklaratë në lidhje me kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi.  ‘Zizi’ gjen edhe shkakun e humbjes së Majlindës në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, nga japonezja Ai Shishime dhe pastaj për medalje të bronztë nga braziliania Erika Miranda. Salihu lëshon një deklaratë bombë.

 “Majlinda si Majlindë e ka arritur qëllimin, nuk ka çfarë i duhet asaj më. Krejt trofetë që ekzistojnë i ka fituar. I ka të gjitha, por e kam një sugjerim për trajnerin e madh Driton Kuka, duhet ta pushojë pak vajzën, sepse u lodh. Është lodhur Majlinda, përgatitje pas përgatitje speciale, veç unë e di çfarë do të thotë të jesh vazhdimisht në përgatitje intensive. Duhet me pushuar vajza, ajo e ka krye punën e vet, ka treguar që është më e mira në botë. Një sportiste e merituar dhe i ka fituar të gjitha që duhet fituar. Lodhja e bën të veten. Majlinda është në kulm, ka fituar të gjitha, së bashku me trajnerin Kuka. Ju lumtë, sepse edhe tani treguat më të mirën në Budapest”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test