Kosova fiton 6 medalje në Kampionatin Ballkanik - Bota Sot
Kosova fiton 6 medalje në Kampionatin Ballkanik

Xhudo

E premte, 15 dhjetor 2017

Kosova fiton 6 medalje në Kampionatin Ballkanik

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 19:32
Kosova ka fituar dy medalje të arta.

Ka përfunduar në Shkup Kampionati Ballkanik i xhudos, ku kanë marrë pjesë 11 shtete të Ballkanit.

Kosova ka fituar dy medalje të arta.

Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka fituan medaljet e arta.

Ndërkohë, medalje të argjendë fituan Fjolla Kelmendi, Flaka Loxha dhe Laura Fazliu.

Me medalje të bronztë u desh të kënaqet Akil Gjakova.

Trajneri Driton Kuka vlerëson se vazhdojnë të dalin në skenë emrat të ri të xhudos, që mund të ndjekin hapat e Majlinda Kelmendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test