Akil Gjakova siguron medalje evropiane, në finale takohet me xhudistin rus - Bota Sot
Akil Gjakova siguron medalje evropiane, në finale takohet me xhudistin rus

Xhudo

E martë, 12 dhjetor 2017

Akil Gjakova siguron medalje evropiane, në finale takohet me xhudistin rus

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:33
Akil Gjakova

Akil Gjakova ka siguruar medalje evropiane në Kampionatin Evropian të xhudos për U-23, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Xhudisti ynë në mënyrë maestrale mposhti në gjysmëfinale, Cornel Andries nga Moldavia, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në finalen që pritet të zhvillohet pas orës 16:00, Akil Gjakova lufton me rusin, Saian Ondar.

Theksojmë se xhudisti ynë triumfon me Ippon në luftën e dytë ndaj gjermanit, Lukas Vennekold. Rrethin e parë, Gjakova e ka kaluar pa luftë.

Ndërkohë, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu pësuan humbje. Kuka në kategorinë 70 kilogramë u mposht nga holandezja, Hilde Jager, për shkak të tri vërejtjeve të marra nga gjyqtarët.

Fazliu në kategorinë 63 kilogramë, u mund në rrethin e dytë nga rusja, Kamila Badurova.

Medalja e dytë për shtetin tonë pas të artës së që mori Distria Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test