Kuka tregon sa pikë fituan Distria e Nora në Hagë! - Bota Sot
Kuka tregon sa pikë fituan Distria e Nora në Hagë!

Xhudo

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kuka tregon sa pikë fituan Distria e Nora në Hagë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:11
Kuka, Nora e Vizer, kryetar i IJF-së

Xhudistet Distria Krasniqi (52 kg) dhe Nora Gjakova (57), dëshmuan fuqinë e tyre në turneun prestigjioz ‘Grand Prix’ në Hagë të Holandës. Trimëreshat tona treguan cilësi dhe stolisen me medalje të artë. Sukses i jashtëzakonshëm dhe këto trimëresha i sollën dy medalje të reja shtetit të Kosovës. Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52, e cila në finale për 34 sekonda e mposhti Estrella Sheriff Lopez nga Spanja.

Ndërkaq, Nora Gjakova shkëlqeu, e cila në finale u përballë me gjermanen Theresa Stoll dhe ia doli ta shkatërroi me lehtësi. Një sukses i madh që e bënë të lumtur edhe përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës, Driton Kuka.

Ai tha se vashat treguan klas të lartë. Distria dhe Nora fituan pikë maksimale në ranglistën botërore. “Secila i fiton nga 700 pikë. Realisht kam pritur medalje, por sot dyja kanë treguar klasë dhe nivel shumë të lartë”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test