Sa herë që fiton, rilind, kur humbet, vdes pak - Bota Sot
Sa herë që fiton, rilind, kur humbet, vdes pak

Xhudo

E enjte, 14 dhjetor 2017

Sa herë që fiton, rilind, kur humbet, vdes pak

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Thënien e njohur të shkrimtarit të madh Faik Konica në kontekstin e Tërstenës, e njëjta do të tingëllonte në këtë mënyrë: “Udha që shpie në sukses, nuk është e shtruar me lule, por me ferra. Ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i djersitur, i lodhur dhe trëndafilat, dafinat, ujët e ftohtë, lëndina ku është mirë dhe ëmbël të shtrihet, të gjitha i gjen vetëm në kulm dhe atje shpesh herë as që i gëzon dot”. Dashuria e tij ndaj mundjes, ka qenë e përmasave absolute. Vetëm kjo dashuri, e ka shpënë drejt lartësive sportive. Çdo orë, ditë e natë, çdo lëvizje e kishte në funksion të stërvitjeve dhe ngritjes së tij cilësore sportive. E paimagjinueshme dhe e pajustifikueshme për Tërstenën ka qenë motoja olimpike “Me rëndësi është pjesëmarrja”.

Jo, Tërstena do të bëhet fitues olimpik duke mos dashur të mbetet vetëm një olimpist i zakonshëm pjesëmarrës, siç ishin mijëra e mijëra të tillë, edhe pse edhe ata i respektonte shumë. Motoja e tij ishte shumë ambicioze “Çdoherë dua të fitoj”. Për kampionin, të fituarit nuk ishte gjithçka, ajo ishte vetëm një gjë, ishte qëllimi kryesor në sport. Në nivelin profesional nuk ka asnjë sportist që të mohojë rëndësinë e të fituarit. George Allen dhe Don Shula shprehen në mënyrë të qartë: “Të fituarit është të jetuarit. Sa herë që fiton, rilind, kur humbet, vdes pak”. Tom Tutko shkruan: “Të fituarit është sikur të pish ujë të kripur. Kurrë nuk ta shuan etjen”, ky shkrim është postuar në faqen e Shaban Tërstenës fitues i medaljes së artë dhe të argjendtë olimpike në vitin 1984 përkatësisht 1988.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test