Driton Kuka ka shijuar të gjitha medaljet e mundshme me garuesit e tij. Është trajneri më i mirë shqiptar!
Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, ndryshe trajner në Ippon të Pejës, në vitrinat e klubit të tij, ka të gjitha trofetë e mundshme, që nga tituj e Kosovës, ballkanik, shumë Grand Slam-a, si Paris, Abu Dhabi, Masters, Grand Prix, Evropës, Botës dhe medaljen e artë olimpike.
Ka një Majlinda Kelmendi apo një të artë olimpike, ka një Nora Gjakova, një Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe shumë emra të rinj që po vijnë, dhe një vëlla punëtor siç është Agron Kuka, kryetar i federatës së Xhudos së Kosovës. Driton Kuka është i arti i botës!