Xhudistja jonë, Erza Muminoviq, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo ka zënë vendin e pestë (44 kg) nga 18 garuese në Kupën Evropiane për kadet, që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Nesër garon Fationa Kasapi në kategorinë -57 kg.
Muajin e kaluar, Erza fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane, të mbajtur në Follonica të Italisë.