(E plotësuar) - Distria Krasniqi në kategorinë 52 kg u përballë me britaniken Chelsie Giles, ku trimëresha jonë bëri luftë të madhe, duke triumfuar me ippon. Distria fiton medaljen e artë në Grand prix në Antalia.
Krasniqi tregoi formë të mirë dhe është në finale. Ajo shënoi fitore ndaj Gulbadam Babamuratova-s nga Turkmenistani. Krasniqi ka qenë agresive ndaj rivales, duke mos lejuar ndonjë përparësi të saj.
Xhudisti Distria Krasniqi (52 kg) si buldozer, mundi rusen dhe izraeliten dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e turneut Grand Prix, që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Ajo e shkatërroi rusen Sofia Chistanova, duke e detyruar të dorëzohet, pastaj e hoqi qafesh izraeliten Gefen Primo dhe në gjysmëfinale do të takohet me Gulbadam Babamuratova nga Turkmenistani.