Presidenti Hashim Thaçi ka ndarë pasaportë diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendi, trajnerin Driton Kuka, si dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Lajmi e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se xhudistja Kelmendi është ambasadorja më e çmuar e Kosovës.
“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, ka shkruar Thaçi.