Majlinda Kelmendi çon në këmbë Prizrenin

Xhudo

Majlinda Kelmendi çon në këmbë Prizrenin

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:59
Majlinda Kelmendi çon në këmbë Prizrenin

Krenaria e Kosovës, e arta olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg), kudo që shkon i çon në këmbë. Xhudistja e kombëtares së Kosovës, ishte për një vizitë në shkollën Fillore “Yllka” në Prizren.

Fëmijët u gëzuan shumë nga vizita e krenarisë shqiptare. “Vizita e Kampiones Olimpike në shkollën Fillore ‘Yllka’ në Prizren u prit me entuziazëm nga fëmijët dhe stafi i shkollës. Demonstrim i disa xhudistëve të rinj të shkollës dhe program artistik nga fëmijët karakterizuan vizitën! Mirënjohës për vizitën një ish Sportisti të madh në të kaluarën Sadik Ferati

Promovimi i sportit do vazhdoj edhe më tutje për ti inkurajuar fëmijët të merren me Sport”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat