Erza Muminoviq ia ka arritur t’ia sigurojë Kosovës një medalje në Kupën Evropiane për juniorë në Austri.
Erza e ka siguruar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për juniorë, që po mbahet në Leibnitz të Austrisë dhe më vonë do të luftojë për të artën.
Xhudistja nga Kosova është kualifikuar në finale të kategorisë -44 kg.
Erza shënoi dy fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë.
Për medaljen e artë ajo do të luftojë me francezen, Amanda Arraes.