Ferizaj, PDK dhe LDK në balotazh

Zgjedhjet 2013

Ferizaj, PDK dhe LDK në balotazh

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 00:24

Deri në orën 23:00, rezultatet preliminare në zgjedhjet për kryetar komune në Ferizaj ishin të ndryshme. PDK-ja festonte hyrjen në balotazh me 40 për qind, me arsenal të fishekzjarrëve të përgatitur për fitore, kurse LDK-ja me 34 për qind me xhiro automjetesh. Mirëpo asnjëra nga selitë e partive politike nuk kishte marrë zemër të ftonte konferencë shtypi.

Në anën tjetër, Armend Pajaziti nga DnV-ja në Ferziaj, nuk ishte në gjendje të jepte shifra në përqindje, por theksoi për KD-në se “kandidati i PDK-së prin me më se 1 000 vota më shumë se ai i LDK-së, por nuk i kemi shifrat e plota nisur nga fakti se në disa vendvotime janë numëruar në fillim votat për këshilltarë të asamblesë komunale, andaj kemi ngecur pa rezultate”.

Sidoqoftë, Agim Aliu i PDK-së, me 40 për qind të votave, dhe Muharrem Svarqa i LDK-së me mbi 34 për qind, do të jenë në balotazh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat