Viti, LDK dhe PDK në balotazh

Zgjedhjet 2013

Viti, LDK dhe PDK në balotazh

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 07:29

Sipas rezultatit të publikuar nga shtabi zgjedhore i LDK-së, në garën për kryetar komune ka fituar Sokol Haliti, kandidat i LDK –së me rreth 43 për qind, i cili do të përballet në balotazh me Nexhmedin Arifin e PDK-së, i cili ka fituar rreth 23 për qind të votave. I treti është kandidati i Vetëvendosjes, Salih Salihu me rreth 21 për qind.

Sokol Haliti, ka thënë që beson se ai do të jetë fitues edhe në balotazh dhe që në Viti do të rikthehet qeverisja e LDK-së.

Rezultatin zgjedhor të publikuar nga LDK-ja e konfirmoi edhe shtabi i PDK-së, i cili nuk jep shifra konkrete por thekson se kandidati i PDK-së shkon në balotazh. Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Viti, po ashtu, parasheh që të jetë fituese në balotazh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat