Strukturat ilegale shkatërruan zgjedhjet në veri!

Zgjedhjet 2013

Strukturat ilegale shkatërruan zgjedhjet në veri!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 17:55

Zgjedhjet në Kosovë u dhunuan në mënyrë flagrante nga ndërhyrja e strukturave ilegale në veri. Për pasojë KQZ-ja nuk e posedon fare materialin zgjedhor. Policia e Kosovës nuk arriti të ndërhynte
Persona të maskuar kanë hyrë të dielën rreth orës 17:00 në tri qendrat e votimit për Mitrovicën e Veriut. Në disa xhirime të ndryshme, shihen kuti të demoluara të votuesve, ndërsa raportohet edhe se listat e votuesve janë marrë nga agresorët që sulmuan këto vendvotime.
Dështim i votimit apo i faktorëve të sigurisë
Zgjedhjet e së dielës në veri u ndërprenë rreth orës 17:00, pasi në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës kanë hyrë një grup prej dhjetëra burrave me maska dhe kanë demoluar hapësirat e votimit.
Asnjë fletëvotim nga tri qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut që u sulmuan ditën e zgjedhjeve nuk ka arritur të marrë Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat