Ferizaj, ​LDK dhe AAK nënshkruajnë koalicionin për garën e balotazhit

Zgjedhjet 2013

Ferizaj, ​LDK dhe AAK nënshkruajnë koalicionin për garën e balotazhit

Më: 7 nëntor 2013 Në ora: 22:51

Degët e LDK-së dhe të AAK-së në Ferizaj kanë arritur një marrëveshje koalicioni për garën e balotazhit që do të zhvillohet më 1 dhjetor.

Në aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kandidati i LDK-së, për kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, në cilësinë edhe të kryetarit të degës së LDK-së, ka thënë se njerëzit e AAK-së kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e ndryshimeve në të mirë të qytetarëve të Ferizajt. Svarqa ka shtuar se nga kjo marrëveshje fitues do të jetë qytetari i Ferizajt, e kjo, sipas tij, nuk do të thotë se do të ndalen vetëm në këtë marrëveshje, për shkak se kjo që po ndodh këtu i hapë rrugë edhe bllokut të përgjithshëm opozitarë të komunës së Ferizajt, që të bashkëngjiten në kuadër të këtij koalicioni për Ferizajn.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat