​Shkolla shqiptare e vallëzimit “Shota” në Zvicër festoi 30 vjetorin e punës

Zvicra

​Shkolla shqiptare e vallëzimit “Shota” në Zvicër festoi 30 vjetorin e punës

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 09:48
​Shkolla shqiptare e vallëzimit “Shota”

Nën tingujt e klarinetit të mjeshtrit Laver Bariu, tridhjetë anëtarë të shkollës shqiptare të vallëzimit “Shota”, në Zvicër, si dhe familjarë, duke vendosur po aq qirinjë pranë fotografisë së themeluesit të saj, Agron Bajramit, shënuan fillimin e jubileut 30 vjeçar të kësaj shkolle me moton “ Të mësohemi të ecim shqip”.

Programi festiv u hap me një kolazh të pasur vallesh realizuar ndër vite nga kjo vatër kulture me renome ndërkombëtare. Para publikut në numër shumë të madh dhe mysafirëve edhe nga Kosova, për rëndësinë e veprimtarisë 30 vjeçare të “Shotës”, foli shkrimtari Ibish Neziri.

Kjo shkollë model edhe për shoqatat e tjera që u formuan më vonë, në këtë përvjetor vjen pa themeluesin e saj, artistin Agron Bajrami, i cili ndërroj jetë 5 vjet më parë. Një vlerësim të veçantë për të e kishte bërë doajeni i gazetarisë shqiptare në Zvicër, Rexhep Rifati me këtë tekst: “I dashuri Agron, Ti që fluturove drejt qiellit, siç fluturove shesheve të metropoleve evropiane, me Shotën tënde, do të ruajmë përherë në kujtesë si një ikonë të kulturës shqiptare në mërgatë.”

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe Prof.Dr. Zymer Neziri, pastaj Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, mikeshat zviceriane Regula Bachmann dhe Barbara Burri e tj.

Në vazhdim, 120 valltarët, këngëtarët e lahutarët e shkollës shqiptare të vallëzimit “Shota”, në Zvicër në festën e vet të 30 jubilare dhanë një program të pasur kulturo-artistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat