Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit nga Zvicra

Zvicra

Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit nga Zvicra

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 06:13
Xhavit Podvorica

Mërgimtari nga Zvicra, Xhavit Podvorica gjatë ditës së djeshme ka treguar se vajza e tij është kidnapuar nga një femër tjetër me prejardhje nga Bosnja, të cilen e quante drogirashe.

Podvorica nuk ka hezituar që denoncimin ta bëj publik në profilin e tij në Facebook.

“Jam Xhavit Podvorica, që tri ditë mu ka kidnapu cika. E kom lajmëru rastin në polici, asnjë përgjigje s’ma kanë dhanë deri tash, veç me shqiptarët e mi në internet. Veç me pika të mija. Çika është kidnapu prej një drogirasheje, 20 vjeçare, boshnjake. Prej këtij momenti as s’veti ligj, as shtet, as ushtri. Temen ko me e bo, bashkë me shqiptarët e mi”, tha ai.

Por burimet e medias kanë bërë të ditur se tashmë vajza e tij është gjetur nga policia gjermane afër Hamburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat