Shkolla shqipe e Bülachut me mësuesin Hasan Spahiun festoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit

Zvicra

Shkolla shqipe e Bülachut me mësuesin Hasan Spahiun festoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:54
Pamje nga festimi

Dje, Shkolla shqipe e Bülachut me mësuesin Hasan Spahiun festoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit.

Në sallën e shkollës Hohfuri, 30 nxënësit e kësaj shkolle festuan Ditën e Flamurit. Me moton: Të i kujtojmë Rilindasit, recituan, kënduan vargjet e Naim Frashërit, At Gjergj Fishtës, Çajupit, Vaso Pashës, Filip Shirokës e rilindasve me radhë.

Kishin ardhur edhe mësueset zvicerane të i dëgjonin nxënësit e tyre në një gjuhë që ato nuk e kuptonin por i kuptonin përjetimet dhe emocionet e nxënësve. Prindërit kishin sjellë specialitete nga kuzhina shqiptare.

Festën e nderoi zonja Shukrie Ramadani, zv. Drejtoreshë e Qendrës kulturore nga ministria e Diasporës dhe Afërdita Veliu, mësuese e LAPSH në kantonin e Cyrihut. Me këngë popullore të pranishmit i argëtoi Gëzim Jaha. Çdo lëvizje në skenë e incizonte TV Diaspora me z. Esat Husajn. Në fund falënderuan të gjithë njëri tjetrin por posaçërisht mësuesin Hasan Spahiun për përgatitjen e këtij programi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat