Valentina Morina e ka kthyer në atraktivitet ushtrinë zvicerane, përkundër që nuk zbatoi ligjin

Zvicra

Valentina Morina e ka kthyer në atraktivitet ushtrinë zvicerane, përkundër që nuk zbatoi ligjin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 dhjetor 2016 Në ora: 13:10
Valentina Morina

Ushtria kërkon që nga viti i ardhshëm të fillojë ofensivën në rrjetet sociale, pasi shumë oficerë/e kanë publikuar selfie në Instagram gjatë stërvitjeve ushtarake, shkruan 20min.ch. Bile në rrjetet sociale është kthyer në atraktivitet hashtagu #schweizerarmee ku shfaqen shumë fotografi të ushtarëve zviceranë gjatë stërvitjeve.

Valentina Morina (24) është njëra nga ushtaraket që ka nxjerrë foto në Instagram. Por ajo thekson se - “në shkollën e rekrutëve ka qenë e vetmja femër në mesin e 400 meshkujve. Kjo ishte një përvojë e mirë, e cila fatkeqësisht si çdo gjë tjetër përfundoi.” Ajo ka shërbyer si artilerie në një tank.

Veprim i ndaluar, por i vështirë të zbatohet

Megjithatë selfiet janë të ndaluara thekson zëdhënësi ushtarak Daniel Reist, por shpërndarja e fotografive në epokën e telefonave të mençur dhe instagramet e facebook-ut është iluzore të ndiqen të gjithë ata që kryejnë procedime penale në këtë drejtim.

Image

Ka pasur raste të dënimeve ku mund të aludohet në përhapjen e ideve raciste dhe seksiste, por në rastet e fotografive të 24 vjeçares shqiptaro-zvicerane, këto edhe mund të merren si pozitive që mund të sensibilizonte gratë për t’u futur në ushtri, përcjell botasot.info.

Madje, ushtria vitin e ardhshëm për këtë qëllim do të nisë një ofensivë mediale: një konto zyrtare do të publikojë fotografi dhe video nga përditshmëria e ushtrisë. Kjo bëhet për të bërë më joshës shërbimin ushtarak.

Kjo ndihmon që të kuptohet se ushtria nuk ishte diçka utopike.  Zvicra në mars të këtij viti ka numëruar 124.170 forca aktive, prej të cilave femra kanë qenë vetëm një përdind ose 1117./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat