Media zvicerane jep profilin e imamit shqiptar: Për ndërtimin e xhamisë së re nuk do të marrim ndihma nga Arabia

Zvicra

Media zvicerane jep profilin e imamit shqiptar: Për ndërtimin e xhamisë së re nuk do të marrim ndihma nga Arabia

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 janar 2017 Në ora: 10:13
Bekim Alimi

Nga të gjithë muslimanët e Zvicrës, ai e mori ftesën të bekojë hapjen e tunelit më të gjatë në botë në 2016. Bekim Alimi qëndronte përpara hyrjes së tunelit Gotthard, ku sëbashku me klerikët tjerë më 1 qershor bekoi veprën shekullore. Imami i xhamisë shqiptare në Wil SG ju lut Allahut për siguri dhe vëllazëri.

“Lehtësojua rrugën atyre, që na lehtësuan jetën me hapjen e këtij tuneli,” tha ai gjatë 1 qershorit, shkruan nzz.ch.

Alimi vetë është pjesë e atyre personave që kanë udhëtuar shumë. Ai vjen nga Tetova në Maqedoni dhe ka studjuar teologjinë dhe filozofinë në Kairo. Në 1998 zhvendoset në Zvicër, ku prindërit e tij kishin ardhur nga vitet 1970-të. Në 1999 mori rolin e imamit në xhaminë shqiptare në ëil, një qytezë e vogël e St. Gallen. Prej atëherë ai është bërë pjesë e intervistave të shumta ku jep një pasqyrë tjetër të Islamit dhe xhihadistët në Siri dhe Irak i quan pabesimtarë.  Por ai është kritikuar njëherë për pozimin në foto me një imam anti-izraelit nga Maqedonia, ndërsa në një video qëndron sëbashku me një imam të dyshimtë nga Kosova. Megjithatë ai vetë çdoherë është distancuar nga radikalizmi dhe dhuna.

Alimi gjithashtu punon për t’i mësuar të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova. Së shpejti pritet hapja e një xhamie të re për shqiptarët e kësaj krahine. Xhamia e re do kushtojë rreth pesë milion franga, që do mbulohet nga besimtarët e Zvicrës - paratë nga Arabia Saudite nuk janë të mirë se ardhura, thonë nga Bashkësia./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat