Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Bremgarten-Wohlen/AG rizgjodhi Sabejdin Bajrami kryetar

Zvicra

Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Bremgarten-Wohlen/AG rizgjodhi Sabejdin Bajrami kryetar

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 17:22
Nëndega e LDK-së në Bremgarten-Wohlen

Nëndega e LDK-së në Bremgarten-Wohlen sot në një atmosferë pune mbajti kuvendin e saj zgjedhor.

Pas zgjedhjes së kryesisë së punës në vazhdim Sabejdin Bajrami, përshëndeti të pranishmit duke i uruar mirëseardhje në këtë kuvend zgjedhor. Në vazhdim kuvendin e udhëhoqi nënkryetari i nëndegës së LDK-së në Bremgarten-Wohlen Rexhep Karakushi.

Raportin e punës për aktivitetin e nëndegës e paraqiti kryetari Sabejdin Bajrami, i cili në detaje i informoj kuvendarët për punën dhe aktivitetin e kësaj nëndege në mes dy kuvendeve.

Kuvendi në vazhdim miratoj raportet e punës të paraqitura nga kryetari i gjertanishëm dhe raportin financiar, ku në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve.

Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 13 anëtarëve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në  Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodhë Sabejdin Bajrami.

Punimet e kuvendit i përcollën anëtarët e komisionit të degës së LDK -së në Zvicër z.Arif Baftiu, Ramiz Gashi, Hasan Spahiu dhe Lulzim Maliqi.

Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër Haki Latifi në të cilën i uroj punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege, në forcimin e traditës së organizimit të LDK-së dhe ruajtjën e filozofisë Rugoviane.

Kuvendarët zgjodhën edhe 8 delegatë të cilët do ta përfaqsoj Nëndegën në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.

Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Sabejdin Bajrami falenderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Bremgarten-Wohlen/AG.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat