Ja si u zmbraps nga grabitja hajduti shqiptar në restorantin zviceran

Zvicra

Ja si u zmbraps nga grabitja hajduti shqiptar në restorantin zviceran

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 prill 2017 Në ora: 15:59
Pamje nga video

Wirt Roger ka në pronësi restorantin Ranch-Bar në Kriens LU (Zvicër), që ka të instaluar një sistem mjaft të mirë alarmi. Në 8 mars 2017 në lokal është futur një hajdut dhe falë alarmimit nuk është grabitur asgjë.

“Pavarësisht se grabitjet e tilla zgjasin shkurt, nuk është mundur të ketë sukses hajduti,” shkruan BLICK. Përveç që hajduti nuk ka marrë “plaçkat” ai bile është arrestuar.

I njohur për policinë

Tani vijnë edhe lajme të mira. “Sot më është paraqitur policia dhe më ka dhënë sihariqin se hajduti është arrestuar,” tha Jenni përcjell “Bota sot”.

Policia ka arritur lehtë të identifikojë hajdutin përmes kamerave të sigurimit dhe bëhet fjalë për një shqiptar, që ishte i njohur për delikte tjera. Pavarësisht se ai nuk arriti të grabisë, gjatë tentativës theu një dritare si dhe pronari duheshte të rimbushte sistemin e alarmit./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat