3 të vdekur nga rrëzimi i një avioni turistësh në Zvicër

Zvicra

3 të vdekur nga rrëzimi i një avioni turistësh në Zvicër

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 17:19
Vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Dy adoleshentë 14 vjeç, që ishin me pushime në kantonin zviceran Grisons, vdiqën pas rrëzimit të një avioni të vogël në rajonin e masiveve alpine Diavolezza, si dhe piloti i avionit, njoftoi policia.

Përveç tyre, një adoleshente 17 vjeçe gjithashtu e pranishme në avion, është në gjendje të rëndë si pasojë plagëve të marruara, raporton AFP, duke cituar policinë zvicerane.

Avioni është një mjet i tipit “Piper PA 28” me katër vende, dhe vlen për t’u theksuar se piloti ishte me përvojë. Ai vinte nga rajoni dhe organizatonte prej disa vitesh fluturime.

Avioni është ngritur nga pista sot rreth orës 09:30, sipas kohës lokale, për një udhëtimin që do të zgjaste rreth 25 minuta dhe është rrëzuar pas pak mbi një majë mali, jo shumë larg stacionit të teleferikut të Diavolezza, në juglindje të vendit.

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, raportohet për 3 viktima

Një aeroplan raportohet të jetë rrëzuar në një kamp veror të Zvicrës.

Sipas policisë zvicerane, nga kjo fatkeqësi kanë humbur jetën dy adoleshentë dhe një pilot.

Adoleshentët janë të moshës 14 vjeçare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat