Shaip Kamberi: Mërgimtarë, ejani dhe investoni në atdhe - Bota Sot
Shaip Kamberi: Mërgimtarë, ejani dhe investoni në atdhe

Zvicra

E hënë, 18 dhjetor 2017

Shaip Kamberi: Mërgimtarë, ejani dhe investoni në atdhe

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 11:32
Shaip Kamberi

“Kemi gjetur një burim të ujit në Tërnoc dhe do ta realizojmë shumë shpejt. Jemi duke biseduar me miqë ndërkombëtar për të realizuar edhe projekte të tjera, sepse nuk është edhe buxheti jonë aq i madh, sa që ti realizojmë vet që të gjitha. Kemi probleme shumë me ujë. Do ti rregullojmë edhe disa parqe. Disa rrugë i kemi realizuar. Projektet tona të premtuara, do ti kryejmë 100 %. Papunësia është e madhe. Jemi duke ndihmuar në biznese të vogla dhe po besoj, se do të kemi rezultate të mira. 440 bujq në tërësi kanë fituar të drejtën për subvencionim“, tha ndër të tjera, kryetari i komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberi.

Killwangen/AG, 10 shtator

Se diaspora shqiptare, nuk është ndalur për asnjë moment nëpër situata të ndryshme që ka përjetuar atdheu, kjo tash më dihet, por se diaspora shqiptare, ka lidhje të fuqishme edhe me miqë të atij vendi se ku jetojnë, edhe kjo është kuptuar thuajse nga të gjithë. Mbetet, që kjo diasporë, të çmohet nga vendi i të parëve, paksa më shumë, duke e ditur, dhe mos mohuar kontributin e tyre madhor për të mirën e atdheut. Është përmendur dhe përmendet shpesh, se diaspora shqiptare ishte arteria kryesore e zhvillimeve të ndryshme në të mirë të atdheut, por këtë shprehje duhet mbajtur edhe më tutje, sepse kjo diasporë, është edhe sot e kësaj dite, kontribuesja më e madhe për vendlindjen e tyre. Mjafton të kujtohet, se sa të hyra hyjnë brenda vitit vetëm në Kosovë, me mbi 900 milion euro.

Image

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm gjatë nëntë muajve të vitit 2016, në Kosovë, kanë hyrë, hiq më pak se mbi 500 milionë euro nga diaspora, kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra. E tash shtrohet pyetja, se sa po investojnë mërgimtarët tanë në atdhe? Ka investime të shumta, por po kërkohet, që të investohet edhe më shumë, duke u munduar, që edhe miqë të atij vendi ku janë duke punuar mërgata jonë, që të sjellin investime, duke e ditur, se është papunësi e madhe. Kështu, që gjatë së shtunës dhe së dielës, me ftesë të përgjegjësit për diasporën shqiptare të komunës së Bujanocit, z.Agron Rahimi, në Zvicër, qëndroi i pari i Komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberi, i shoqëruar nga Rahim Salihi- shef i kabinetit, Enver Ramadani- kryeshef për investime, Shkëlzen Ademi- inspektor i buxhetit komunal.

Gjatë së shtunës, kryetari Kamberi realizoi disa takime të rëndësishme nëpër Zvicër, kryesisht me kryesi të shoqatave, por edhe ma afaristë. Ndërsa të dielën, duke filluar nga ora 15.30, ishte takimi kryesor, ku ishin mbledhur bashkatdhetarë të shumtë nga Komuna e Bujanocit, por edhe bashkëkombas të tjerë, që të bashkëbisedojnë me kryetarin për situatën aktuale atje dhe për projekte të ndryshme. Takimin e hapi Dr.sc.Llukman Halili, duke i dëshiruar musafirëve mirëseardhje dhe njëherit duke i falënderuar për këtë vizitë dhe për gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar edhe më shumë me diasporën tonë. Fjala iu dha, të parit të Bujanocit, z.Shaip Kamberi, i cili pasi përshëndeti që të gjithë të pranishmit dhe njëherit duke e ditur, se e diela është ditë pushimi për të gjithë, dhe e kuptojmë tha ai, se e diela mezi se pritet nga ju, që të jeni me familje apo të vizitoni ndoj të afërt, keni ardhue për të më nderuar dhe për të bashkëbiseduar.

Image

Ai shtoi se: „ Ne u jemi mirënjohës pakufi për gjitha të mirat që ia keni sjellur vendit tonë dhe po ia sjellni edhe ate në çdo kohë. Ne e dijmë, se është e pamundur të gjendet shtëpi në komunën tonë, që të mos ketë ndoj mërgimtarë. Jemi munduar që të ju nderojmë, por në të ardhmen, do të jeni edhe më të nderuar. Ju e dini, se filluam me 1 gusht, një takim të madh me mërgimtarë, një organizim enkas për diasporën tonë, duke e ditur, se gjatë atyre ditëve, janë shumica e mërgatës në pushime. Me këtë organizim, duam që të ju falënderojmë shumë për gjithçka. Jam mëse i bindur, se ju ia duani të mirën atyre trevave, prandaj, ka ardhur koha, që të investoni me ndoj projekt atje. Ose, të na mundësoni, që të kemi bashkëpunim edhe me miqë tuaj zviceran, pse jo të bëjmë edhe ura bashkëpunimi me ndoj qytet ku jetoni. Ju mërgimtarë të nderuar, kurrë nuk u ndalët për vendin tuaj, ejani të bashkëpunojmë edhe më shumë, që të investoni me kapitalin tuaj, që keni kursyer, sepse është e mundur të bëni të mira atje edhe në këtë formë“.

Gjatë bashkëbisedimit, fjalën e mori edhe Rahim Salihi- shef i kabinetit të kryetarit, ku i njoftoi bashkatdhetarët tanë me portalin, apo Websiti e ri të Komunës së Bujanocit, që mundëson regjistrimin Online të diasporës së Komunës së Bujanocit dhe ofron shërbime online për qytetarët. Ai iu drejtua që të gjithëve, që të hyjnë aty dhe të regjistrohen. Klikone http://bujanovac.rs/diaspora, do ta shihni se është shumë lehtë që të regjistroheni dhe të dijmë saktësisht, se sa mërgimtarë i kemi. Agron Rahimi, përgjegjës i zyrës së diasporës së Bujanocit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, falënderoi kryetarin dhe stafin e tij, që janë të gatshëm në çdo kohë për të qenë afër nesh si mërgimtarë, që të bashkëpunojmë edhe më shumë dhe pse jo të mos investojmë me ndoj biznes atje.

Para disa muajve ishte kryetari në mesin tonë dhe ne që të gjithë bashkëbiseduam me te për shumë tema dhe ja edhe këto ditë qëndruam bashkë në këto takime, për tu njohur për së afërmi, se çka na ofron komuna, çfarë lehtësira do të kemi, që të investojmë në atdhe. Është fat i joni, që kryetari është i gatshëm që të bashkëpunoj me mërgatën tonë dhe ate pa asnjë përtesë. Prandaj, ky projekt rreth portalit, është për të përshëndetur dhe mirë do të ishte, që të gjithë të regjistrohemi“. Z.Kamberi, i njoftoi të pranishmit edhe për situatën aktuale politike në Bujanoc e Preshevë, pa harruar edhe Medvegjën, se si është në Medvegjë dihet, por ai tha, se në Preshevë, kanë lëvizuar shumë gjëra dhe po presim ditë më të mira, sepse për momentin nuk është mirë.

Por, ai tha, se do të ndalem më shumë për komunën që e drejtojmë, pra Bujanocin. Deri më tash, jam shumë i kënaqur se është realizuar një punë e madhe, për këtë besoj se jeni edhe të njoftuar. Do të realizphet edhe zona e biznesit, ku do ti kemi dy zona. Kemi identifikuar një burim të ujit në Tërnoc dhe do ta bëjmë shpejt. Jemi duke biseduar me miqë ndërkombëtar për të realizuar edhe projekte të tjera, sepse nuk është edhe buxheti jonë aq i madh, sa që ti realizojmë vet. Kemi probleme me ujë. Do ti rregullojmë edhe disa parqe. Disa rrugë i kemi realizuar. Projektet tona të premtuara, do ti realizojmë 100 %. Papunësia është e madhe. Jemi duke ndihmuar në biznese të vogla dhe po besoj se do të kemi rezultate. 440 bujq në tërësi kanë fituar të drejtën për subvencionim. Duhet të realizojmë partniritete me ju. Të bëjmë kontakte me asociacionet e Zvicrës dhe të realizohen projekte atje. Nga shteti shqiptarë dhe ai i Kosovës nuk ka ndihmë konkrete. Po bëhen presione ekonomike nga Serbia, që të mos investohet tek ne.
 
Regjistrohuni në portalin që e kemi përgaditur, të dijmë se sa është numri real i mërgatës në diasporë. Të mos shlyhen banorët. Është rrezik i madh. Të mirat që janë bërë në komunën tonë, janë që janë realizuar në këto 15 vite. Të mos humbim në paqe.
 

Image

Për me ardh kryetar i Bujanocit është dashtë unitet dhe e kemi arrit. Apeli është i joni, mos kurseni, nëse kemi ndoj kontakt me miqë zviceranë. Të përfitojmë për atë popullatë. Atje do të bëhet mirë një ditë. Serbia shpresoj shumë dhe besoj, se do të jetë për në BE. Por a do te kemi shqiptarë sa do të duhej për nga numri, atë ditë, që ta drejtojmë Bujanocin. Prej regjistrimit është shumë mirë. Sepse e dijmë edhe pastaj se në cilat profesione janë dhe bashkëpunojmë me secilin. Po bisedojmë hapur me ju. Nëse keni ndoj vërejtje për punën tonë apo ide, lirisht ti flasim. Secili prej jush është me atdheun tonë. Prandaj, do të bashkëpunojme edhe më shumë. Patriotizëm për momentin është zhvillimi ekonomik. Se na duhet, që të mbajmë atë popullatë atje. Ne afrojme tokë përshembull me çmim të volitshëm, takse komunale me u liru për ata që duan të investojnë. Tatime të tjera i bëjmë atyreve, që investojnë.

Nëse nuk ka rrymë, nëse nuk ka ujë e nëse nuk ka rrugë ne ia ndihmojmë dhe ndoj ndihmë tjetër sa për të filluar ndoj investitorë.  Kushtet janë të mira, jemi të gatshëm për bashkëpunim”. Gjatë këtij takimi kishte edhe pyetje të ndryshme nga bashkatdhetarët, drejtuar kryetari të komunës dhe z.Kamberi, jepte përgjigje për secilin. Po përmendi disa në përgjithësi se çka u disktua pas fjalës së kryetarit Kamberi. Njëri bashkatdhetarë, kishte interesim, se si do të jetë e mundur që të investohet në energji solare. Ai tha, se me që rryma është e shtrenjtë, a është e mundur që të kemi me solar. A është e mundur që shteti të ndihmoj. Kryetari tha, se çdo shtet që pretendon të hyje në BE, 30 përqind të rrymës duhet ta bëje nga era, uji dhe dielli. Shteti është i obliguar me ta ble rrymën. Për solar është më e favorshme. Komuna ndihmon padyshim në afarist për këtë lloj biznesi, jep tokën me çmim simbolik me një marrëveshje për disa vite. Shteti ta blen rrymën. Jemi duke punuar edhe për seleksionimin e bërdhokut. Ne e mbledhim dhe pastaj e shesim nuk mundemi për riceklimin. Jemi duke punur edhe për projektin i ndërtimit për pastrimin e ujërave të zeza. 7 deri 8 milion kushton ky projekt. Por  së bashku me komunën e Preshevës, besoj se do ta realizojmë. Jo stabiliteti politik në Preshevë, nuk është i mirë dhe po dëmtohet popullata shumë. Ne nuk do të ndalemi pavarësisht ngarkesave. Jemi në fazen e projekteve. Ambienti jonë bëhet ekologjik që produktet tona të shiten në BE më lehtë, si BIO. Kemi kompani serioze që po veprojmë në komunën tonë dhe ato po kanë suksese, prandaj nuk ka nevoj për tu friguar. Përkushtimi të sjell suksese.

Do ta bëjmë një broshurë se çfarë kushte kemi në Bujanoc për energji solare. Janë rregulluar shumë rrugë. Vitin e kaluar dhe sivjet kemi realizuar shumë.

Viti 2019, kur të lirohemi nga obligimet e mëdha të projekteve, do të shikojmë edhe për asfaltim të shumë rrugëve të vogla. Dy rrugë në fshatin Letovicë, do të bëhen, pastaj në fshatin Osllarë, që lidhet me fshatin Lluçan. Ju e dini, se kemi bërë shumë rrugë. Çdo fshat të sjell pesë projekte. E pastaj e shikojmë, se sa është i rëndësishëm dhe padyshim më kryesorët do të realizohen. 2019 përfundojnë të gjitha projektet, që i kemi pas për infrastrukturë. Më i rëndësishmi është projekti me bujqësi dhe biznese. Kemi kontakte të mira me Odën ekonomike të Kosovës dhe Shqipërisë. Të kemi një shoqatë të afaristëve në Bujanoc. Bashkëpunimi komune me ju, atëhere do të jemi shumë më të suksesshëm. Ta ndërtojmë bashkëpunimin por edhe në mënyrë institucionale.

Regjistrohuni ju lutem bashkatdhetarë për të mirën tuaj. Kryetari Kamberi, për tre orë sa zgjati ky takim i njoftoi të gjithë bashkatdhetarët me shumë gjëra dhe u bë më se e ditur, se egziston mundësia e mirë, që komuna, të ofroj kushte super të mira për një afarist. Pas disa pyetjeve, përfundoi edhe takimi, ku z.Halili, falënderoi edhe njëherë kryetarin dhe stafin e tij, që kanë ardhur dhe që po tregohet i gatshëm, që të bashkëpunoj diaspora jonë me komunën edhe në të ardhmen. Pas këtij takimi, u shtrua edhe një darkë miqësie, nga afaristi Haqif Haziri, një bëmirës i njohur nga komuna e Bujanocit, që jeton dhe vepron në Zvicër, i njohur jo vetëm për Luginën e Preshevës, por në të gjitha trevat shqiptare. Edhe gjatë darkës, patën mundësi të bashkëbisedojnë për hapa konkret, se si do të ishte më së miri të investohet në Bujanoc e me rrethinë. Bëhet e ditur, se menjëherë pas takimit, kryetari me stafin e tij, janë nisur për në Bujanoc dhe më pastaj, kryetari Kamberi, do të jetë në Tiranë, ku do të ketë disa takime të rëndësishme atje. Vlenë të përmendet, se takime të tilla, mërgata e Luginës së Preshevës, i mirëpret edhe në të ardhmen dhe shpresohet, se mërgata jonë, do të investoj në atdhe, atje, ku ka nevojë më shumë se çdo here, që të mos largohet rinia jonë drejt vendeve të tjera, qoftë edhe në Europë, kur dihet se është një papunësi e madhe dhe Serbia, nuk ka investuar thuajse asgjë për të ulur papunësinë e madhe.  / Foto dhe teksti: Dashnim HEBIBI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test