Ansambli i këngëve dhe valleve “Gëzuar” nga Gjeneva, shënoi 10 vjetorin e veprimtarisë me një program të pasur kulturor - Bota Sot
Ansambli i këngëve dhe valleve “Gëzuar” nga Gjeneva, shënoi 10 vjetorin e veprimtarisë me një program të pasur kulturor

Zvicra

E hënë, 11 dhjetor 2017

Ansambli i këngëve dhe valleve “Gëzuar” nga Gjeneva, shënoi 10 vjetorin e veprimtarisë me një program të pasur kulturor

Nga: ARIF EJUPI Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:19
Foto nga përvjetori

Me një Akademi solemne Ansambli i këngëve dhe valleve  “Gëzuar”nga Gjeneva, ka shënuar përvjetorin e dhjetë të punës dhe të sukseseve të  tij të njëpasnjëshme .

 Ky ansambël i konsideruar me të drejtë si njëra nga shoqëritë më të suksesshme kulturore të diasporës sonë, ka  tubuar në sallën e koncerteve “Henri Dunat” të komunës Vernier të Gjenevës, prindër,fëmijë,nxënës e studentë.

Po ashtu të pranishëm  në këtë jubile  të rëndësishëm kulturor ishin edhe zyrtarë të shumtë institucional të komunave të ndryshme të kantonit të Gjenevës.  

Ansamblin “Gëzuar” me pranin e tyre e nderuan edhe përfaqësues të shoqatave,klubeve ,dhe shoqërive simotra pothuajse  nga  e gjithë Zvicra .

Veçmas ra në sy prezenca e zotit Ndue D.Uka ,udhëheqës  i Ansamblit” Arbëresha” nga qyteza Sirnach e  kantonit  Thurgau, i cili  vitin e kaluar punën e ansamblit që ai e drejton e përmblodhi me botimin e një monografie  mjaft përmbajtjesore dhe të vëllimshme.

Kurse një vështrim të përgjithshëm  aktivitetit  dhjetëvjeçar të Ansamblit “Gëzuar”të Gjenevës,ia bëri  z. Ismet Kurteshi, kryetar shumëvjeçar i tij.

Ai tha se krijimit të këtij ansambli fillimisht i parapriu një atelie artistike eksperimentale e kapshme për të gjitha moshat.  Të gjitha nismat çdoherë  në vete bartin  vështirësi e në mënyrë të posaçme për ne që jetojmë  dhe veprojmë jashtë atdheut.

Në një qytet ndërkombëtar dhe me një shumëllojshmëri  kulturash siç është Gjeneva,sigurimi  i një salle apo palestre nuk është aq  edhe i lehtë edhe për ata që kanë dalë  kaherë nga anonimiteti. Mirëpo  falë mikut tonë të madh Ueli Leunberger më 1996 në zemër të Gjenevës, u hap Universiteti Popullor Shqiptar, i cili edhe sot konsiderohet si dritare kryesore e mërgatës sonë.

Image

Me hapjen e këtij institucioni u zgjodhën edhe  shumë probleme  të komunitetit tonë .

Z. Kurteshi vazhdoi duke thënë  brengë e secilit mërgimtarë ishte ruajta e trashëgimisë sonë historike dhe etnokulturore.

Andaj një grup entuziastësh të udhëhequr nga koreografi  ynë  i mirënjohur  Xhemali Berisha,filloi rekrutimin e një armate të tërë të të rinjve tanë muzikantë të  profileve të ndryshme.

Falë kontributit  të prindërve të solistëve dhe valltarëve u siguruan instrumentet e domosdoshme dhe kostumet  . Pastaj  nisën ushtrimet intensive në zënien e dijeve në vallëzim e këngë.

 Nuk vonoi shumë dhe debutuam para publikut duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme.

 Nga ky sukses u motivuam të gjithë dhe  në vitin 2007 duke parë potencialin e bollshëm dhe prirjet e djemve dhe vajzave  për këngët dhe vallet tona burimore nga atelie eksperimentale u shndërruam  në “Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gëzuar”

Serioziteti në punë  dhe cilësia  e treguar shpejt na hapën rrugë  për prezantime jovetëm në festat tona kombëtare por dhe në ato të komunave të  kantonit të Gjenevës. 

Kur krijuam identitetin tonë të duhur filloi  edhe mbështetja materiale nga disa komuna  të kantonit të Gjenevës.  Gjithashtu patëm edhe  përkrahjen e disa individëve.

Rrugës sonë të sukseseve plot një dekadë iu bashkëngjit edhe zonja Myriam Rossier, e cila   përveç përcjelljes së  rregullt  të aktivitetit tonë u tregua e përpiktët  edhe në pagesën e anëtarësisë.  Gjithashtu një kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe  ish- producenti i Ansamblit “Gëzuar” z. Nexhmedin Ilazi .

Image

 Ai së bashku me tre fëmijët e tij Ansamblin “Gëzuar” e konsideroi si shtëpi të tij të dytë.

Ngjashëm vepruan edhe shumë të tjerë pa ndihmën e të cilëve nuk do ishim këtu ku jemi tha në mbyllje të vështrimit të tij z. Ismet Kurteshi,  i cili në cilësinë e kryetarit bëri të pamundurën për të mirën e këtij Ansambli.  

Duhet theksuar edhe faktin që falë Zotit Ismet Kurteshi, i cili është në kryerje të mandatit të dytë të këshilltarit në Bashkinë Onex të Gjenevës,autoritetet e saj ofruan  në shfrytëzim pakurrfarë kompensimi  për nevojat e Ansamblit “Gëzuar”një nga sallat “Villa Tacchini” të  kësaj komune.

Ndërkohë në podiumin e amfiteatrit  duke na bërë një befasi  të këndshme të gjithëve u paraqitën  motrat Vjendita dhe Ejona Stojkaj, soliste dhe valltare të dalluara ndër vite të Ansamblit “Gëzuar”.

Ato  përveç talentit të tyre  të rrallë në këngë e vallëzim  sot u shquan edhe me udhëheqjen e shkëlqyer të këtij programi jubilar.  Listën me emrat e  shumtë të kontribuuesve dhënë rritës dhe avancimit të Ansamblit “Gëzuar” e lexoi z. Fadil Avdiaj, valltar dhe aktivist i këtij Ansambli.

Ai për suksesin e arritur më meritorët i konsideron prindër e fëmijë ,që gjithnjë u treguan të gatshëm në ruajtjen e trashëgimisë sonë historike dhe etnokulturore.   

Një përshkrim  kronologjik një dekade pune të palodhshme  e përplot suksese  të këtij ansambli ia bëri  edhe Xhemali Berisha, nismëtar dhe  kryeprotagonist kryesor i formimit të  tij.

 Ai dha:” Vitet kalojnë por kujtimet për punën, shokët dhe miqtë nuk harrohen asnjëherë”.

Image

Këta solistë e valltar  i kujtoj  kur së bashku me ecjen nisën këngën dhe vallëzimin, duke na dhënë çaste të veçanta kënaqësie.   Në mesin tonë sot kemi motrat Stojkaj me origjinë nga Gllogjani i Deçanit, të cilat përveç prezantimeve brilante përpara publikut ato  nxorën në dritë edhe disa albume këngësh ,duke dëshmuar që me këngën dhe vallëzimin  janë të lidhura ngushtë.   

Përveç këngës dhe valles anëtarët tanë në përvjetorët e organizuar këtu në Gjenevë, me rastin e rënies së heroit tonë  kombëtar Agim Ramadani ,dhanë edhe pjesë të lehta teatrale me çfarë dëshmuan prirjet e tyre të gjithanshme në  gjini të ndryshme të artit dhe të kulturës sonë. 

Momentet  tjetër që u përjetua me gëzim të papërshkruar  nga të gjithë ne ishte edhe ftesa drejtuar  Ansamblit tonë më 2014 nga ana e Ansamblit  ”Shota” të Republikës së Kosovës.

Loja me shije dhe kujdes  e pjesëtarëve të Ansamblit Gëzuar”të Gjenevës në përvjetorin e 50-të të Ansamblit “Shota”fascinoi  artistë e këngëtarë të njohur  të estradës sonë .

Ata punën e fëmijëve tanë të lindur dhe të rritur larg vendlindjes e  vlerësuan me notën më të lartë. Ky prezantimi i suksesshëm u ra në sy edhe medieve të shkruara dhe atyre vizive të Republikës së Kosovës.

Ato këtë aktivitet tonin e pasqyruan nëpërmjet kronikave dhe emisioneve  të ndryshme televizive siç ishte rasti me RTV-në 21.

Paraqitje tjetër  jona që u mirëprit jashtëzakonisht  mirë ishte edhe ajo në Berlin të Gjermanisë,ku u nderuam me çmimin e më të mirit në këtë festival tha Berisha. 

Edhe pjesëmarrja  në Lyon të Francës ishte mjaft e frytshme sepse u përcollëm nga mijëra ardhurës të këngës dhe valles shqipe.  Për punën e mirë na pati përgëzuar edhe prof.dr.  Muhamedin Kullashi,ish-Ambasador Fuqiplotë i vendit tonë në Paris  të Francës

Kurse vitin e kaluar prezantuam në festën  tradicionale “Fete de la Musique” të Gjenevës,manifestim ky që tubon grupe të njohura muzikore nga e gjithë bota.

Meqë veprojmë në Zvicër  kemi bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë.

Image

Para gjashtë muajve prezantuam edhe në qytezën Fully të kantonit Valais, ku kemi qenë të ftuar special të shoqatës atdhetare “Medvegja” e cila  dallohet me aktivitetet e saja   kulturore  dhe bamirëse.

 Koreografi ynë i mirënjohur Xhemali Berisha para  se ta mbyll diskutimin e tij në këtë jubile shpalosi edhe një fakt tjetër të rëndësishëm. Ai dha : “ puna me këta të rinj më rinon dhe më bënë krenar.  Shumica e këtyre djemve dhe vajzave sot punojnë në institucione të ndryshme publike dhe shoqërore të  kantonit Gjenevës. Ata me mjaft sukses kryejnë punën e  juristit,ekonomistit,mësimdhënësit,mjekut,inxhinierit,agronomit etj.  Prandaj punën time me ta e shoh  edhe  si  privilegj.

Falë përkushtimit të tyre në punë  temat dhe debatet mbi integrimin  e komuniteti tonë janë çështje që i takojnë të së kaluarës tha në përfundim të diskutimit z. Berisha.

 Pas paraqitjes së raporteve  dhe analizës së aktiviteteve u dha një program i pasur artistik me këngë dhe valle të të gjitha trevave tona. Pjesë e këtij programi tre orësh ishin dhe këngët polifonike të Jugut të Shqipërisë,të cilat vërtetë ishin tërheqëse.

Me kusht që të iket nga klishetë dhe shabllonet  kësaj here për të pranishmit fëmijët tanë  shkëputën edhe një mori thëniesh të urta popullore dhe filozofike të mendimtarëve të ndryshëm.

Ato  jovetëm që u pëlqyen  por edhe u duartrokitën gjatë nga shikuesit e shumtë.

Me të përfunduar programi nënat dhe motrat tona  si çdoherë të pa përtueshme  me gatimet e tyre të mrekullueshme mbushën tryezat. Ato secilit pjesëmarrës të këtij jubileu kulturor i dhanë rastin të shijojë kuzhinën shqiptare, e cila  dita-ditës po e   shton  cilësinë, duke u preferuar jashtëzakonisht edhe nga të huajit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test