Detaje rreth gjendjes shëndetësore të policit që u plagos gjatë aksionit për të kapur grabitësit e një bankomati në Veternik

Aktuale

Detaje rreth gjendjes shëndetësore të policit që u plagos gjatë aksionit për të kapur grabitësit e një bankomati në Veternik

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:13
Ilustrim

Në një përleshje me armë zjarri me disa hajna që po tentonin të kryenin një grabitje në një bankomat në Prishtinë mëngjesin e së premtes është plagosur një polic.

I njëjti është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje për rastin në një lidhje direkte në emisionin #gjesi.

Hoxha ka thënë se polici në fjalë është plagosur në këmbë, e se janë duke pritur që të marrin informacione të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 05:30.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë  kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht  policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar  me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Prishtinë, Agron Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat