Lushtaku mbledh PDK-në e Drenicës: Për hir të Thaçit dhe Veselit, gati për fitore!

Aktuale

Lushtaku mbledh PDK-në e Drenicës: Për hir të Thaçit dhe Veselit, gati për fitore!

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 18:34
Pamje nga tubimi i PDK-së

Nënkryetari i parë i PDK-së, Sami Lushtaku ka takuar sot strukturat e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.

Ai ka treguar se aty është diskutuam për situatën e përgjithshme politike në vend dhe veçanërisht situatën e fundit politike pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Në Skenderaj ekziston një entuziazëm, vullnet e motiv i jashtëzakonshëm i të gjitha strukturave të degës, që ta japin maksimumin nga vetja, që Partia Demokratike e Kosovës të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Platforma jonë qeverisëse do të jetë më e mira. Ky program do ta ketë listën më të mirë për deputetë si dhe ekipën më të mirë qeverisëse, me në krye kandidatin tonë për kryeministër, profesorin e nderuar Enver Hoxhaj.

Skenderaj është bastion i palëkundur i PDK-së që nga paslufta. Skenderaj por edhe i gjithë lidershipi i PDK-së është i bashkuar si kurrë më parë, edhe për hirë të ish Presidentit Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që të punojë për fitoren tonë të radhës.

Për një qeveri me legjitimitet e shtet me dinjitet!”, thuhet në shkrimin e Lushtakut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat