Vdes një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë

Aktuale

Vdes një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Z.SH infermiere e Spitalit të Vushtrrisë ka vdekur sot në vendin e saj të punës.

Një informatë e tillë është bërë e ditur për Express nga Policia e Kosovës.

Infermierja thuhet të jetë e moshës rreth 35 vjeçare dhe vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë.

“Sot rreth orës 08:00 është informuar policia së është gjetur pa shenja jete në vendin e saj të punës. Vdekja është cilësuar si e dyshimtë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka deklaruar se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat