Kontesti i PDK-së për 43 vota në Shtime, ky është vendimi i PZAP

Aktuale

Kontesti i PDK-së për 43 vota në Shtime, ky është vendimi i PZAP

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 13:13
Naim Ismajli

PZAP-ja e ka hedhur poshtë si të pabazuar një ankesë të PDK-së me pretendimin se KQZ-ja ia hoqi 43 vota kandidatit të saj në Komunën e Shtimes, Naim Ismajlit.

PZAP, në një vendim të nxjerrë të hënën, e rrëzoi ankesën e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Shtime, e ankuar për dëmtimin në rezultatin zgjedhor nga bartja e votave të personave me aftësi të kufizuara.

Në apelin e PDK-së, pretendohej se duke u bazuar në rezultatin përdundimtar të publikuar nga KQZ-ja për kryetar të Komunës së Shtimes, në një qendër të numërimit janë bartur votat e personave me aftësi të veçanta nga kandidati i PDK-së tek kandidati i LDK-së.

Naim Ismajli i PDK-së dhe Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje do të ballafaqohen në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Shtimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat