Shabani i PDK-së pas numërimit të votave me postë: Do të ankohemi në PZAP

Aktuale

Shabani i PDK-së pas numërimit të votave me postë: Do të ankohemi në PZAP

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:41
Shaban Shabani

Shaban Shabani, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit, tha se do të paraqesin ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me votat me postë në këtë komunë.

Sipas tij, votat e ardhura me postë janë të manipuluara dhe se këto konstatime janë bërë nga vëzhguesit e PDK-së.

“Dje u bë numërimi, për fat të keq nga vëzhguesit që ka pas PDK është konstatuar që ka dyshime rreth votave me postë. Ato vota janë ta manipuluara, pasi janë të plotësuara nga një person, është një shkrim, pra vota e ndikume nga të tjerët”, tha ai.

Tutje, Shabani deklaroi se nëse PZAP nuk merr parasysh ankesën e tyre, ata do e dërgojnë atë në Gjykatën Supreme.

“Do bëjmë ankesë në PZAP, nëse kjo nuk e merr parasysh do e dërgojmë në supreme Përderisa janë plotësu nga i njëjti person, i bie që vota është e ndikuar. Na kërkojmë nga institucionet përkatëse ta hetojnë këtë rast”, ka thënë tutje ai.

Gjithë këto reagime nga PDK në Dragash kanë ardhur pasi që sipas rezultatit të votave me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, është përmbysur rezultati, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë fituese.

PDK në Dragash ka deklaruar se disa nga votat me postë që kanë ardhur nga diaspora, janë të shkruara nga një dorë e vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat