A është Malsor Mehmetaj i dyshuar se kreu vrasjen e trefishtë me kallashnikov në Gllogjan!

Aktuale

A është Malsor Mehmetaj i dyshuar se kreu vrasjen e trefishtë me kallashnikov në Gllogjan!

Nga: I. Morina Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:07
Malsor Mehmetaj, i dyshuari kryesor për vrasjen në Gllogjan!

Nga mbrëmë mediat kanë vërshuar me informacione se janë gjetur organizatorët e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, përkatësisht autorët e vrasjes, Halil Mehmtaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj.

Sipas informacioneve të deritashme kuptohet se i dyshuari sipas prokurorisë, edhe pse këtë informacion se ka deklaruar ajo, është Malsor Mehmetaj.

Malsori nga 24 prilli 2018 kishte filluar të punonte në Gjykatën Themelore në Pejë, ndërsa kishte diplomuar më parë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Por, tani nuk ka të dhëna se ku punonte në Gjakovë.

Informacioni u tha se kishte rrjedhur nga prokuroria, dhe ajo në mbrëmje, dy orë para mesnate, pas 16 ditë hetimesh doli me rezultatin e saj.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.

Prokuroria dhe as mediat nuk e kanë dhënë emrin e të dyshuarit që mund të ketë shtënë për të vrarë shoferin, dhe për pasojë edhe dy nxënës, për të cilët prokuroria ende nuk ka folur, se kush ishte caku.

Por, sipas informacioneve në media, shkak ishte një lidhje intime e shoferit të vrarë Gjokaj, me motrën e tre vëllezërve Mehmetaj, Heroinën, e cila në qershor të vitit 2020 i dha fund jetës e dëshpëruar, me varje në litar.

Heroina ishte duke ndjekur studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin publik të Pejës, dhe se kishte një mesatare të shëklqyeshme, notën mbi 9.

Prokurori Haxhi Sinanaj, i cili e kishte hetuar rastin e vetvrasjes, kishte thënë atëherë se motivet nuk diheshin.

“Shkaku për momentin nuk dihet, autopsia ka dëshmu që kemi të bëjmë me vetëvarje, e ka varë veten në litar. Për motivet që e kanë shtyrë, për momentin nuk jemi në dijeni”, kishte deklaruar Sinanaj.

Por, tani pas arrestimeve të tre familjarëve Mehmetaj, prokurori ka lënë të kuptohet se rasti i vetëvrasjes së studentës ka lidhshmëri me krimin në Gllogjan.

Familjarët me anë të një reagimi e kanë dëshmuar se i dyshuar si ekzekutor është Malsori, vëllai i vogël i familjes. Por, sipas tyre familja Mehmetaj nuk ka të bëjë asgje me vrasjen.

“Në emër të familjes teme, ju drejtohem të gjithëve se Babai im dhe dy vëllezërit e mi janë të pa fajshëm. Familja jonë nuk ka asnjë lidhje me vrasjen në Gllogjan. Babai ka dhjetëra bashkëfshatar dëshmitar që kanë qenë me ta kur ka ndodhur tragjedia. Vëllau i vogël Malsori që thuhet se është i dyshuar, janë 100 dëshmi që e vërtetojnë prezencën e tij në vend punim në Gjakovë. Janë kamerat e vendpunimit që dëshmojnë pafajësin e tij. Vëllau i madh posedon dokumentacion-fakte reale që ka qenë i operuar ,,kemi qenë të dytë së bashku në shtëpi me nanen, pafajësia e tyre -ejona si familje do të vërtetohet”, ka shkruar familjari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat