E bija e Hamëz Jasharit poston foto më ndryshe të komandantit Adem Jashari: E donte shumë jetën, e shijonte atë në mëmëdhe

Aktuale

E bija e Hamëz Jasharit poston foto më ndryshe të komandantit Adem Jashari: E donte shumë jetën, e shijonte atë në mëmëdhe

Më: 7 mars 2022 Në ora: 21:50
Adem Jashari

Në Prekaz të Drenicës ka përfunduar manifestimi Epopeja e UÇK-së, në 24-vjetorin e rënies heroike të komandantit të saj legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

E mbijetuara e familjes Jashari,Besarta, në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, ka postuar një fotografi të Adem Jasharit.

Me syze dhe një xhaketë duke mbajtur në dorë prapa supeve, ai duket më ndryshe.

Besarta ka shkruar se ai e donte jetën, dhe e shijonte atë në atdhe.

“Kryekomandanti i UÇK-së, më ndryshe! E donte shumë jetën, e shijonte atë në mëmëdhe. Por më shumë e deshi lirinë, për të cilën dha çdo gjë. Gëzuar Epopeja e të lavdishmes UÇK”, shkroi ajo.

Ndryshe, ndezja e flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin, ka bërë bashkë me qindra qytetarë shqiptarë të shumë vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat