​Në Betejën e Zhegocit humbëm më të mirët, por e fituam lirinë

Aktuale

​Në Betejën e Zhegocit humbëm më të mirët, por e fituam lirinë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 20:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Është mbajtur të premten Akademi përkujtimore kushtuar 23-vjetorit të Betejes së Zhegocit, ngjarje kjo e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të të Komunës, Alban Hyseni dhe shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, Hyseni tha se sa herë që nderojmë të rënët, ne nderojmë historinë e me këtë kujtojmë aspiratat tona ndër breza.

“Sa hërë që nderojmë të rënët, ne nderojmë historinë e me këtë kujtojmë aspiratat tona ndër breza. Beteja e Zhegocit na kthen në Anamoravën e prillit të vitit 1999, në kohën kur lufta e armatosur e UÇK-së ishte në kulmin e saj dhe shtrirja e mobilizimi ishte në gjithë vendin. Kosova ato ditë ishte në flakë. Të mangët në armatim e logjistikë, por të vendosur ishin ushtarët tanë në betejën me armikun. Në Betejën e Zhegocit ranë shumë luftëtarë e civilë të pafajshëm. Humbëm më të mirët, por e fituam lirinë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ka folur nënkryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Muhamet Bilalli, i cili tha se dëshmorët që po përkujtohen sot iu bashkangjitën pushkës së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe ish-zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Karadakut, Shemsi Syla, tha se krismat në Betejën e Zhegocit treguan se gjithë Kosova është e përfshirë në luftë.

Ndërkaq, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se sot po përkujtohet një betejë e cila e përmbushi obligimin që e kishte ndaj atdheut si ushtri e përbërë nga bijtë e bijat më të mirë të Kosovës për t’i dhënë fund robërisë.

Në fund të kësaj Akademie është shfaqur një dokumentar kushtuar dëshmorit Nijazi Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat