Takimi me Komisionin për Punë të Jashtme u mbajt me dyer të mbyllura, deklarohet ambasadori amerikan - ja çka u diskutuan

Aktuale

Takimi me Komisionin për Punë të Jashtme u mbajt me dyer të mbyllura, deklarohet ambasadori amerikan - ja çka u diskutuan

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 11:14 Përditësuar në ora: 12:44 më 02.06.2022
Foto nga takimi rtk

​Hovenier me Komisionin për Punë të Jashtme diskuton çështje të sigurisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është takuar sot me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me të cilët ka diskutuar mbi çështje të sigurisë dhe politikën e jashtme.

Pas takimit, i cili u mbajt pa praninë e mediave në Kuvendin e Kosovës, diplomati amerikan është deklaruar shkurt para gazetarëve.

Hovenier: Diskutuam çështje mbi sigurinë e politikën e jashtme 

“Me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit, si dhe me ambasadorë dhe kolegë të tjerë këtu në Kosovë kishim një diskutim të frytshëm për një sërë çështjesh për sigurinë dhe politikën e jashtme. Kam konsideratë të lartë për Parlamentin si element i sistemit demokratik, dhe bazuar në këtë diskutim, dhe asaj që kemi pasur më herët, kam shumë respekt për anëtarët e këtij Komisioni, për punën që e bëjnë në mbështetje të politikës së Jashtme dhe sigurisë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Hovenier.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi deklaroi se në takim u rikonfirmua lidhja e marrëdhënieve speciale e strategjike me SHBA-në.

Abazi: Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë speciale e strategjike 

“Rikonfirmuam lidhjen e marrëdhënieve speciale e strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimeve euroatlantike. Rikujtuam disa prej aspekteve të ecjes së Kosovës drejt shtet-ndërtimit të plotë dhe kjo do të vazhdojë pa çka që në rrugëtimin tonë në kontekstin tonë gjeopolitik mund të ketë edhe çështje të cilat diskutohen por ato janë mes miqsh, mes partnerëve dhe kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë tutje”, ka thënë Abazi.

Ambasadori amerikan flet pas takimit që pati me dyer të mbyllura në Komisionin për Punë të Jashtme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, foli në një konferencë për media pas takimit që pati me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Hovenier tha se në takim u diskutuan çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare.

“Sapo kisha një takim shumë të mirë me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, isha i nderuar që pata ftesë nga kryetari i Komisionit për të ardhur dhe për të diskutuar çështjet që janë në interes të Komisionit. Patëm një diskutim të frytshëm mbi çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare”, tha ai.

Shefi i misionit diplomatik të ShBA-së në Prishtinë u shpreh se ka respekt për punën e anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme.

“Kam respektin më të madh të Parlamentit si një element i sistemit demokratik, dhe bazuar mbi diskutimet që patëm kam një respekt të madh për anëtarët e këtij komisioni dhe punën që ata punojnë për përkrahjen e prioriteteve në politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Kosovës”, tha ai.

Tutje, kryetari i Komisionit Haki Abazi, u shpreh se në takimin me ambasadorin Hovenier rikonfirmuan marrëdhënien speciale strategjike me SHBA-të.

Rikonfirmuam lidhjen dhe marrëdhënien speciale strategjike me SHBA-të dhe rrugëtimin  e përbashkët drejt integrimeve euro-atlantike. Rikujtuam disa aspekte të ecjes së Kosovës drejt shtetndërtimit të plotë dhe kjo do të vazhdojë paçka që në rrugëtimin tonë në kontekstin gjeopolitik mund të ketë edhe çështje të cilat diskutohen por ato janë mes partnerëve dhe kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë”, tha ai.

Hovenier në takim me dyer të mbyllura me Komisionin për Punë të Jashtme

Ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Ai është duke mbajtur takim me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme e Diasporë.

Në njoftimin zyrtar,nuk janë dhënë detajet për arsyet e takimit.

Sidoqoftë, takimi tani po mbahet me dyer të mbyllura.

Mediat janë lejuar vetëm të xhirojnë disa pamje dhe të shkrepin disa fotografi e pastaj  janë udhëzuar të dalin nga salla.

Pritet që më vonë të ketë deklarim për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat